TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2024, 11:18

Skandali në Rumani, avokati Llangozi: Lidhjet e Ramës me krimin dalin në çdo hetim serioz për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Skandali në Rumani, avokati Llangozi: Lidhjet e Ramës me krimin dalin
Arben Llangozi

Një hetim i ri shpërthyes tregon lidhjet e diskutueshme që rrethojnë gjeneralin Florian Coldea, ish-zëvendësdrejtorin e Shërbimit Informativ Rumun për lidhjet që ka me Shqipërinë.

Sipas informacioneve të marra nga Realitatea Plus, Florian Coldea është parë në restorante dhe hotele në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë takimeve me politikanë, biznesmenë apo persona të tjerë të lidhur me qeverinë.

Për këtë avokati Arben Llangozi, u shpreh se kudo që ka një artikull apo hetim serioz në lidhje me Shqipërinë, del figura e kreut të qeverisë Edi Rama, e lidhur me grupe kriminale dhe trafik droge.

'Për mua personalisht janë dy çështje shumë të lidhura me njëra-tjetrën, që kanë një emërues të përbashkët që është Edi Rama.

Edi Rama, McGonigalin e kishte personin, i cili godiste opozitën dhe nëpërmjet aferave korruptive që kishte krijuar këtu në Shqipëri, e mbronte Edi Ramën në lidhjet e tjera që ai kishte me trafikun e drogës.

Unë bëj çudi sepse ngado që del figura e Edi Ramës nëpër media serioze si Rai3, na rezulton se është i lidhur me grupe kriminale në trafik droge, del në përgjimet e SKY , del gjithandej , kjo është e tmerrshme për ta menduar.

Pse nuk u mor me këshilltarin e anti-mafias italiane që ishte punësuar po ka pasur këshilltar shefin e shërbimeve informative rumune, pra atë nuk e ka pyetur kurrë dhe me këtë person që ai kishte lidhje të drejtpërdrejta në trafikun e drogës, kishte kontakte dhe hante dreka –darka në Tiranë.

Dhe kjo është për t'u vlerësuar dhe për të filluar një hetim nga Prokuroria e Posaçme sepse nuk është shumë e vështirë për ta vërtetuar këtë gjë, përveç përgjimeve që ata kanë, që Edi Rama ka dalë nëpër përgjimet e SKY, lidhur me grupet kriminale, ata duhet të marrin në analizë të gjithë trafikun, ku fillon e ku përfundon dhe si ka kaluar nëpër doganat shqiptare.

Pra, duhet një analizë e thjeshtë dhe është e kapshme kjo gjë.', tha Llangozi.

arben llangozi rama sakndalet e drogës

Lini një Përgjigje