TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Nëntor 2023, 22:05

"Rama ka asgjësuar llogaridhënien", Abilekaj: Në PS nuk votohen më as kryetarët e degëve

Shkruar nga Pamfleti

"Rama ka asgjësuar llogaridhënien", Abilekaj: Në PS nuk

Gazetari Enton Abilekaj tha se Partia Socialiste e Edi Ramës ka asgjësuar llogaridhënien.

Gjatë debatit me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, Abilekaj u shpreh se në PS nuk votohen më as kryetarët e degëve të partisë.

“A jep llogari kjo qeveri apo jo. E jep në formatin e debatit politik, analistëve, gazetarëve apo ekspertëve, kjo është tjetër çështje.

Ajo që ne dimë është se kjo qeveri ka asgjësuar llogaridhënien. Si e asgjësoi? E asgjësoi llogaridhënien në parlament. Kryeministri para dy ditësh tha se, me parlamentin do të kemi një marrëdhënie sipas dëshirës time, jo sipas kushtetutës. E deklaroi publikisht.

E asgjësoi llogaridhënien me mediat. Kryeministri komunikon me publikun direkt, nëpërmjet rrjeteve sociale. Konferencat e kryeministrit janë sa herë të ketë dëshirë ai.

Nuk ka konferenca shtypi, pa filtra, pa llogaridhënie. Edhe kur i bëhet ndonjë pyetje e fortë, merr masat duke përjashtuar gazetarët nga dy muaj.

Debatet për buxhetin tani, të vetmin diskutim tani ka ngritur Erion Braçe për ciklin e grave. Ne jemi në një vend që nuk na mungon asgjë, megjithëse buxheti për bujqësinë, arsimin, shëndetësinë janë skandalozë, ne kemi këtë problem, nuk kemi atë.

Sepse kur e dominon mazhoranca dhe nuk ka kush kërkon llogari, atë këtë do të bëjnë. Do të japë panoramën që i ka të gjitha dhe do të diskutojë disa gjëra që i ka BE-ja, që të arrijmë nivelin e BE-së.

Si e ka shmangur llogaridhënien. Ka zhdukur votimin në PS. Ka njeri që voton në PS. Ju nuk votoni kryetarët e degëve”, u shpreh Abilekaj në “Syri Tv”.

rama abilekaj ps

Lini një Përgjigje