TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2025, 20:56

“Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin”, Poli Hoxha: Fushata elektorale, tallava!

Shkruar nga Pamfleti

“Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin”, Poli Hoxha:

Gazetari Poli Hoxha ishte i ftuar në pjesën e parë të Podcastit “TëPashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, ku foli për fushatën elektorale të dy partive të mëdha.

Hoxha tha se fushata elektorale pa program dhe vetëm me tallava bëhet për të humbur vëmendjen nga problemet. Më tej ai theksoi se Berisha dhe Rama mbajnë në pushtet njëri-tjetrin me këtë lojë akuzash të ndërsjellta

Fushata që e ka trembur më shumë Edi Ramën ka qenë e 2021, për hire të së vërtetës. Por edhe ato kur shikon Çyrbjen, shikon Elbasanin me 3 mandate, Bajrat Çelat, etj, etj.. Rama as vetë nuk duhet të ishte deputet në 2021.

Po ta vësh re tanoi edhe në 2021, Rama luajti kështu, vuri në një krah Bashën dhe Monikën që drejtonin Koalicionin dhe këtej Vuri Berishën dhe Metën dhe thoshte votoni këta që të merrni Berishën dhe Metën. Pastaj dhe në zgjedhjet e 14, i ra akoma më shkurt; nxori veten me ngjyra dhe këta të dy me gri, pasi Meta dhe Berisha dolën bashkë në zgjedhjet e 14 majit. Por çështja është se këto janë dy palë që lozin me të keqen më të vogël. Këtu loja e të gjithëve është dhe propaganda që bën edhe ndaj gazetarëve. Kur ti i thua dy të vërteta për njërën palë, të vërsulen të gjithë dhe të listojnë korrupsionin e palës tjetër. I pyet demokratët për lobimin, të kthehen po ç janë këta 6 mln në krahasim me inceneratorin. Kur pyet Ramën për inceneratorin, Rama thotë: Ç është inceneratori para 97’-ës, Gërdecit, 21-janarit. Këta janë në lojë se kush janë më pak hajdutë dhe na vënë ne para dy zgjedhjeve”, tha Hoxha.

 

 

Lini një Përgjigje