
Lobimi 6 milionë dollarë i Partisë Demokratike në SHBA, ishte tema e diskutimit në Podcastin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, ku gazetari Poli Hoxha zbuloi detaje dhe prapaskenat brenda demokratëve gjatë këtyre orëve.
Hoxha tha se anulimi i konferencës me gazetarët nga Berisha dhe ndalimi i demokratëve për të folur për lobimin ka ardhur nga SHBA-ja.
“Pasi në darkë, pasi doli u publikua kontrata dolën dhe thanë patriotët, është tmerruar Rama. Dhe ditën e djeshme paradite në Kuçovë, Sali Berisha tha se Rama është tmerruar sepse avokati i Trumpit është në kompaninë e lobimit të PD. Pas kësaj nuk kemi asnjë deklaratë. Në orën 12. Një ditë më pas Berisha kishte një konferencë me mediat dhe anuloi. E anuloi Berisha, që ndryshe nga Rama, i cili nuk e mbaj mend herën e fundit që Rama të ketë dalë para gazetarëve, Berisha nuk u shmanget mediave. Fakti që ai e anuloi, ishte diçka vërtetë e madhe.
Urdhri i Berishës, ose më saktë këshilla për të mos folur për lobimin 6 milionë dollarë ka ardhur nga shtabi amerikan i fushatës që të mos flitet. Sepse ata mendojnë për zhvillimet në SHBA. Amerikanët kanë një shprehje, avokatët të këshillojnë “no coment” për gjëra që mund të të implikojnë”, tha Hoxha.
Lini një Përgjigje