Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” më e madhja në vend duket se është përfshirë nga kaosi, ndërsa jeta e pacientëve është në dorën e specializantëve, që lihen të vetëm për 24 orë në Urgjencë.
Denoncimi është bërë në rrjetet sociale nga gazetari Osman Stafa, sipas të cilit, pavarësisht urdhërave që mbeten në letër, reparte të rëndësishme si neurologjia, gastroenterologjia, nefrologjia, radiologjia, kirurgjia funksionojnë në Urgjencë pa praninë reale të mjekëve përgjegjës.
Denoncimi nga Osman Stafa
Ky është një urdhër i firmosur nga Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku përcaktohet qartë se konsultat në Urgjencë duhet të kryhen nga mjekët primarë, dhe se vendimmarrja nuk mund t’u lihet specializantëve.
Në praktikë, ky urdhër nuk zbatohet.
Nga denoncimet e ardhura rezulton se: mjekë primarë nuk paraqiten në turnet e rojës, specializantë lihen vetëm për 24 orë në Urgjencë, nuk marrin përgjigje në telefon nga eprorët, vendimmarrja për pacientë urgjentë bëhet pa kompetencë të plotë.
Reparte të rëndësishme si neurologjia, gastroenterologjia, nefrologjia, radiologjia, kirurgjia funksionojnë në Urgjencë pa praninë reale të mjekëve përgjegjës.
???? Kjo nuk është thjesht shkelje administrative.
Është rrezik real për jetën e pacientëve.
Kur një urdhër ekziston vetëm në letër, ndërsa në terren mbizotëron kaosi.
Duhet ndërhyrje urgjente, po e pësojnë pacientët.
Lini një Përgjigje