TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2025, 21:38

Qeveria tërhoqi ligjin për gjinitë, Kristi Pinderi nxehet me Ramën dhe Berishën: Lëpirësa të Trump

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria tërhoqi ligjin për gjinitë, Kristi Pinderi nxehet me

Qeveria shqiptare ka vendosur të tërheqë projektligjin për barazinë gjinore, pas valës së debatit publik dhe presionit të grupeve konservatore.

Versioni i parë i ligjit, që parashikonte përfshirjen e terminologjive moderne si “gjinitë e tjera”, ka pësuar ndryshime të konsiderueshme, duke zbehur shumë nga qëllimet fillestare të ministrisë përgjegjëse.

Por kjo gjë ka acaruar aktivistin Kristi Pinderi, i cili përmes një reagimi të gjatë ka shpërthyer ndaj Ramës dhe Berishës, duke i quajtur bashkautorë të kaosit të krijuar.

"Përveç mungesës së frikshme të informacionit dhe pamundësisë absolute të gjuhës shqipe për të përkthyer konceptin "intersectionality" (qarkullojnë tre versione, asnjëri nuk është i saktë; pamundësi nga e cila është ndërtuar kjo rrëmujë e pashpjegueshme logjike) në thelb, i gjithë kaosi me këtë ligjin ka vetëm dy autorë, Ramën dhe Berishën.

Tani, për të ndëshkuar LGBTQ+ janë gati të hedhin në kosh gjithë progresin e arritur me mund për të drejtat e grave, si i thonë asaj, me hedh foshnjën bashkë me ujin!

Ky kaos është një cirk i madh i Edi Ramës dhe Sali Berishës. Janë dakord për këtë, si kurrë më parë. E

bëjnë për t’i treguar qeverisë amerikane se sa qesharakë të zellshëm mund të bëhen këta të dy kur u duhet të lëpihen më mirë.

Të njëjtët karagjozë, në vitin 2013, kur Obama kishte fituar mandatin e dytë e kur SHBA përgatitej për martesat mes së njëjtit seks, këta të dy pra, më merrnin edhe mua edhe Xhenin në telefon dhe na luteshin të shkonim t’i takonim e të bënim një foto me ta! Vetëm që amerikanët t’i shikonin e t’u buzëqeshnin.

Të gjithë ata që punojnë në ambasadën amerikane e dinë shumë mirë këtë: njeri dërgonte mesazh, tjetri merrte në telefon për të thënë “do çoj shoferin që t’ju marrë”, kush e kush të dilte më parë në fotografi! Sa turp", shkruan Pinderi. 

1 Komente

  1. L
    LIZA

    A PIKA QE STE BIE IDJOT RRI ATY KU JE PO KUSH JE TI QE TE VENDOSESH TE PRISHESH ATE QE ESHTE ME E SHEJTA NE BOTE FAMILJEN SE PA ATE SKE IDENTITET JE NJE NJERI BOSH PO CA TE BESH KUR PARAJA QE TE JAPIN TE ZE SYTE .

    Lini një Përgjigje