TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2025, 21:09

"Lavatriçja e parave të drogës s'dihet kur do fiket", Eugen Beci: Motorin e ka ekzekutivi në dorë

Shkruar nga Pamfleti

"Lavatriçja e parave të drogës s'dihet kur do

Për ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beci, motorin e lavatriçes që pastron paratë e pista në Shqipëri e drejton ekzekutivi.

Beci u shpreh se ka një sërë boshllëqesh ligjore, disa prej të cilave mund të jenë dhe të qëllimshme, për të bërë të mundur pastrimin e produkteve të veprës penale.

“Kriminelët shqiptarë flasin më shumë gjuhë të huaj se ambasadorët. Ata bashkëpunojnë në Itali, Brazil, Kolumbi për të krijuar linjën e trafikut përmes korrupsionit. Ne nuk kemi përse mërzitemi pse Shqipëria është një tabelë qitjeje. Nga 1998 e sot ne ja kemi kaluar dhe profesorëve. Organizatat shqiptare a nuk janë të lidhura me familje dhe farefisni? A nuk është e vërtetë që nuk të falin qindarkën?

Bashkëpunimi me Italinë na çoi me Belgjikën. Ne prodhuam kanabis, me lekët e tij blemë drogë të forta, lekët i sollëm këtu dhe po i pastrojnë. Motorin e pastrimit e ka ekzekutivi. Ekzekutivi ka një rol të rëndësishëm. Problem janë titujt e pronësisë, se lejojnë pastrimin e parave. Bitcoin. Pronarët përfitues janë të papërcaktuar dhe na le tek zona gri. Pastrimi i produkteve ngeli te ndërtimi”, tha Beci në emisionin “Off the Records” në “A2CNN”.

Lini një Përgjigje