TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2025, 15:04

Qëndroi vetëm 3 muaj në detyrë, Florenc Spaho dorëhiqet si drejtor i QSUT

Shkruar nga Pamfleti

Qëndroi vetëm 3 muaj në detyrë, Florenc Spaho dorëhiqet

Florenc Spaho ka dhënë dorëheqjen si Drejtor i QSUT-së. Spaho u emërua në këtë funksion në korrik të 2025, ndërsa është dorëhequr vetëm 3 muaj pas marrjes së kësaj detyre.

Ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes së Spahos nga ky pozicion, por me shumë mundësi ka lidhje me emërimin në krye të Ministrisë së Shëndetësisë së një ministreje të re si Evis Sala.

Në 5 muajt e fundit, QSUT ka ndryshuar dy drejtorë, një rast i paprecedentë ky më parë për Qendrën më të madhe spitalore në vend. Spaho zëvendësoi në detyrë Donjeta Balin, e cila qëndroi në detyrë vetëm 2 muaj.

Lini një Përgjigje