
Spartak Zekja është larguar nga posti i Drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Në vend të Zekjas, pritet të emërohet Artur Papajani, i cili ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Tatimeve gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.
Kjo është lëvizja e parë që ndodh në FSDKSh, pas emërimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala.
Ky nuk është rasti i parë kur funksionarë të PD përzgjidhen nga Edi Rama apo të besuarit e tij dhe emërohen në pozicione kyçe.
Kështu ndodhi në rastin e Genc Deromanjt, i cili u emërua në krye të Kadastrës së Vlorës, ndërsa ishte anëtar i Kryesisë së PD-së, apo i Blendi Sulajt si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që ka qenë pjesë e strukturave drejtuese në PD.
Lini një Përgjigje