TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2024, 21:40

"Qëllimi ishte të vriteshin të dy", Lala zbulon detaje nga atentati në Shkodër: Arlind Bushati arriti të qëllojë ndaj autorëve

Shkruar nga Pamfleti

"Qëllimi ishte të vriteshin të dy", Lala zbulon detaje

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku e ekzekutua Hamza Lici dhe mbeti i plagosur rëndë Arlind Bushati.

Ndaj tyre është qëlluar me breshëri armësh kallashnikov, ndërsa dyshohet se janë dy autorë që kanë marrë pjesë në këtë atentat.

Gazetarja Lala tha se Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, një personazhi shumë të kërkuar, që ka pasur përplasje të fortë me grupin Bajri. Ajo shprehet se kjo ngjarje do të përvëlojë Shkodrën.

“Kjo ishte një ngjarje që do të përvëlojë Shkodrën. Hamza Lici ishte duke udhëtuar me Arlind Bushatin, me të cilin ishin lidhur shumë kohët e fundit. Familja Bushati është një familje me tradita, një ndër më të njohurat në Shkodër, që nuk kanë pasur probleme. Arlind Bushati ishte i lidhur fillimisht me Astmer Bilalin, më pas ishte hedhur në krahun tjetër, te Licët”, tha Lala.

Ajo u shpreh se ekzekutorët mund të kenë qenë dy, ndërsa shton se Arlind Bushatit është në gjendje të rëndë dhe po lufton me jetën.

Lala u shpreh se qëllimi i atentatorëve është që t’i vrisnin të dy, si Hamza Licin ashtu edhe Arlind Bushatin. Lala ka bërë një bilanc të përplasjeve që kanë ndodhur në Shkodër, duke theksuar se janë me dhjetëra viktima.

“Duhet një reagim i shpejtë, Arlind Bushati duhej të ishte marrë në mbrojtje, pasi 3 javë më parë kishte denoncuar se ishte kërcënuar, se ishte i rrezikuar për jetën. Si ka mundësi që ata lëviznin me një automjet me targa të huaja, që kishin edhe armë dhe askush nuk i kontrollonte? Si ka mundësi që nuk u mor në mbrojtje Arlind Bushati? Kjo situatë më tremb”, u shpreh Lala për “BW”.

Gazetarja Klodiana Lala tregon se referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, Hamza Lici nuk ka mundur të qëllojë me armën që kishte me vete, por Arlind Bushati që mbeti i plagosur ka arritur të qëllojë.

Lini një Përgjigje