TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2024, 21:29

Deklarata e fortë e Arben Llangozit: SPAK ka bërë gati fletë-arrestin për Olsi Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata e fortë e Arben Llangozit: SPAK ka bërë gati

Avokati Arben Llangozi ka folur në “Të Pashoq” për Olsi Ramën, i cili është nën hetim për dosjen “Xibraka”. Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i komunikohet masa e sigurisë “arrest me burg”.

Avokati shprehet se gjithashtu një tjetër person që pritet të arrestohet është kryeprokurori Olsi Çela i cili ka qenë një prej prokurorëve që ka pasur në dorë çështjen e laboratit të kokainës në Xibrakë.

Duket se frika është në nivele të larta dhe flitet që mund të ketë “peshq të mëdhenj” që do të bien në rrjetën e SPAK, keni informacion për këtë?

Arben Llangozi: Nga informacionet që unë kam do të kemi goditje të tjera në nivele të larta qoftë në drejtësi apo politikë, por edhe njerëz të lidhur afër politikës. Kam informacione që së shpejti do të jetë para drejtësisë edhe vëllai i kryeministrit Olsi Rama i cili është nën hetim për dosjen “Xibraka”. Shumë shpejt do të jetë në masë arresti me burg pasi vepra penale është shumë e rëndë.

Persona të tjerë do jenë funksionarë të lartë të drejtësisë që kanë lidhje me Olsin tjetër që është kryeprokurori Olsi Çela pasi ka dalë te çështja “Toyota Yaris”. Ai ka ndikuar në prokurorinë e Apelit duke ndikuar që Prokurori qe heqë dorë nga një ankim që kishte bërë Prokuroria e Tiranës asokohe. Veprimet që janë kryer nga prokurorët e Apelit përputhen me veprimet që janë konstatuar nga përgjimet të cilat janë konstatuar nga Prokurora e Posaçme dhe Gjykata.

Dy Olsa të cilët duhet të ishin ndëshkuar kohë më parë dhe duhet të ishin vënë para drejtësisë kohë më parë.

 

 

Lini një Përgjigje