
Sonte në 'Të Pashoq' do te ndiqni avokat Arben Llangozin, i cili kalon në 'skaner' dosjet e nxehta të SPAK, që nga Ilir Meta, Sali Berisha, dhe ato që do të 'plasin' së shpejti me arrestime të reja të bujshme. Duke u ndalur Berisha, ai tha se flitet e ish-kryeministri i tij bashkë me dhëndrin do të dënohen me nga 15 vite burg.
“Situata juridike e Berishës është e rënduar, sepse nga person nën hetim kaloi i pandehur dhe sa vjen dhe faza rëndohet. Dyshimi është më i lartë dhe deri në një pikë që do mbetet fakt penal. Për zotin Berisha burgu nuk përjashtohet, se pavarësisht masës së arrësit, ndryshon dënimi. Nuk e ndalona askush gjykatën të japë dënim me burg.
Flitet korridoreve se do të dënohen me nga 15 vite burg si Berisha ashtu dhe Malltezi. Me atë që ke cekur zoti Dumani, gjykata afërmendsh vendosisn çfarë këkron SPAK dhe ma merr mendja kjo do të jetë vendimmarrja”, tha ai.
Lini një Përgjigje