TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shkurt 2024, 16:15

Punimet për linjën hekurudhore Durrës-Tiranë, ARRSH njofton aksin ku do të bllokohet qarkullimi

Shkruar nga Pamfleti

Punimet për linjën hekurudhore Durrës-Tiranë, ARRSH njofton

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar bllokimin e rrugës së vjetër të Durrësit në kuadër të punimeve që po kryhen për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë.

ARRSH njofton se segmenti rrugor pranë Rashbullit do të bllokohet nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Qarkullimi i mjeteve do të jetë i mundur vetëm nëpërmjet rrugës kryesore Tiranë-Durrës.

“Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet bllokim i Trafikut Rrugor në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull.

Mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.

Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Lini një Përgjigje