
Banorët e Durrësit dhe zonave përreth do të përballen me probleme në furnizimin me ujë të pijshëm gjatë ditës së nesërme, 10 qershor, për shkak të punimeve të planifikuara që do të kryhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) ka njoftuar se, në kuadër të këtyre ndërhyrjeve, do të stakohet stacioni i pompave në Fushë Kuqe nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja e funksionimit të stacionit pritet të sjellë vështirësi të përkohshme në furnizimin me ujë për abonentët e Durrësit dhe disa zonave përreth deri në përfundimin e punimeve.
SHRUKD sqaron se ndërhyrja është e domosdoshme për realizimin e punimeve në sistemin energjetik dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimet që mund të shkaktohen gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë, ujësjellësi u bën thirrje banorëve të marrin masat e nevojshme paraprake dhe të sigurojnë rezerva uji për të përballuar orët kur furnizimi mund të jetë i kufizuar ose i ndërprerë.
Lini një Përgjigje