
Punimet për ndërtimin e aksit të ri Elbasan-Qafë Thanë kanë krijuar trafik kilometrik. Duke qenë se aksi i vjetër është ndërthurur me një pjesë të aksit të ri dhe fluksi shtuar i automjeteve, ka bërë që të ketë radhë kilometrike në pjesën që lidh Librazhdin me Elbasanin.
Rruga Hotolisht-Mirakë dhe Labinot-Elbasan kërkon më shumë se dy orë për t’u përshkuar. Qindra makina të nisura nga Korça që në orën 15:00 janë ende në rrugë, duke shkaktuar radhë kilometrike që fillojnë nga Librazhdi dhe nuk kanë arritur ende në Elbasan.
Policia ndodhet në vendngjarje, por nuk ka mundësi të ndërhyjë për të zgjidhur situatën. Punimet në rrugë po kryhen në një ditë të diele, në kulmin e sezonit, në një rrugë me shumë lëvizje.
Lini një Përgjigje