
Pas ditëve të nxehta me temperatura përvëluese, duket se në disa zona të vendit janë rikthyer reshjet e shiut. Në Dibër, por dhe në disa zona të Korçës dhe Pogradecit ka pasur reshje të dendura shiu dhe breshër.
Situatë problematike është krijuar dhe në zonën e Elbasanit dhe Librazhdit. Nga reshjet e dendura të shoqëruar me erë e breshër në disa zona ka patur bllokim qarkullimi në disa rrugë për shkak të vërshimit të ujërave dhe gurëve. Një pjesë e rrugëve në një lagjeje përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin në Librazhd për 30 minuta ishte e pakalueshme pasi uji përmbyti të gjithë zonën
Ndërkohë në zonën ku ndodhet Spitali i Librazhdit nga stuhia u rrëzuan disa pemë dhe si rezultat i motit të keq u dëmtua edhe rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike.
Këtë javë që vjen vendi ynë pritet që të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e tërheqjes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depërtimit të masave ajrore të freskëta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës (pra kalim Fronti).
Sipas, Shërbimi Metereologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herë pas herëshme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrengatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Lini një Përgjigje