TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Janar 2025, 16:00

Pse ra nga pallati polici i Rrugores? Gazetari ngre dyshime: Rastin e ka marrë prokuroria, shkaku dyshohet se lidhet me detyrën

Shkruar nga Pamfleti

Pse ra nga pallati polici i Rrugores? Gazetari ngre dyshime: Rastin e ka

Gazetari Xhevair Zhabina ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë ku një efektiv i policisë rrugore 57 vjeçari Azbi Spahiu është rrëzuar nga lartësia e një pallati dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike.

Ai tha se drejtimin e hetimit e ka Prokuroria e Tiranës dhe se fokusi i këtij hetimi është përqendruar te detyra e policit të rrugores, ndërsa thekson se Spahiu është marrë në pyetje dhe nga AMP.

Sipas tij edhe AMP mund të kryejë hetime, por ajo është kthyer si një mace e zezë për punonjësit e policisë por në fund vendos prokurori i çështjes.

E para duhet të themi se zoti i çështjes është prokurori i Tiranës që ka marrë në hetim çështjen AMP sigurisht që mund të kryejë veprime hetimore por në fund rëndësi ka çfarë vendos prokurori.

Sigurisht fokusi kryesor është te detyra që ka pasur 57 vjeçari Azbi Spahiu, punonjës i policisë rrugore dhe ajo është e para që përballet me frustimin e qytetarëve dhe një nga sektorët më të vështirë që ka polica e shtetit.

Ai është një punonjës në karrierë dhe ka eksperiencë të madhe në policinë e shtetit dhe përballjen e situatave dhe fokusi është vënë te detyra që ky punonjës ka pasur dhe ngjarjet e fundit që ai është përballur në ditët e fundit nëse ka pasur presione apo jo.

Një tjetër pistë që mund të hetojë AMP dhe prokuroria e Tiranës janë dhe problemet familjare por të gjitha këto do të marrin udhë pas dëshmive që ka të bëjë me 57 vjeçarin dhe familjarët e tij për ti dhënë disa drita hetimit për të parë se ku duhet fokusuar.

Nga informacionet e mia pista kryesore është ajo se kjo ngjarje ka lidhje me detyrën e tij për shkak të disa ngjarjeve të ndodhura ditët e fundit për të parë nëse kanë lidhje apo jo me ngjarjen e djeshme.

Ende nuk është marrë një dëshmi prej Azbi Saphiut, megjithatë mund të thuhet se 57 vjeçari ka qenë me fat gjatë rrëzimit nga pallati sepse nuk e dimë nëse është vetëhedhur apo është shtyrë, ka qenë me fat se rënien e tij e kanë ndërprerë kabujt dhe kjo ka ndërprerë rënien e tij direkt në tokë”, tha ai në MCN Live.

Më tej Zhabina shtoi se AMP është një strukturë e rëndësishme në policinë e shtetit dhe është për të hetuar vrapimet e kundraligjshme që mund të ketë kryer një punonjës policie kështu ka hyrë në rol AMP, por pavarësisht hetimeve të saj është prokurori ai që vendos.

Pavarësisht këtyre prokurori në momentit që relacioni i shkon për veprimet e kryera së fundmi për punonjësit në rastin konkret 57 vjeçarin urdhëron veprime të tjera hetimore që nuk janë kryer.

Nuk e di nga ka dalë teza se AMP po kryen hetime hetimore, por patjetër që ajo mund të kryejë hetime hetimore. AMP është ajo ‘macja e zezë’ e punonjësve të policisë dhe kur ajo shkon dhe pyet një efektiv policie gjëja e parë që ky i fundit mendon është se ku ka shkelur detyrën.

Ndërsa më pas se çfarë kanë prodhuar këto veprime në zbardhjen e kësaj çështje mbeten për tu parë. Po bëhen gati 24 orë nga kjo ngjarje dhe ende se dimë se cilat ishin arsyet që polici u rrëzua nga lartësia.

Nëse kjo lidhet me detyrën kjo është ngjarje e rëndë dhe mbi policin ka pasur presion qoftë nga hetimet apo faktorë të tjerë të jashtëm. Prandaj duhet të kryhen sa më shpejt këto hetime që dhe publiku të marrë informacionin e saktë se çfarë e shkaktoi këtë ngjarje”, tha ai.

Lini një Përgjigje