TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Janar 2025, 15:30

Çarja e digës në Bunec, reagon Ministria e Mbrojtjes: Po monitorojmë situatën, të dëmtuara 12 biznese

Shkruar nga Pamfleti

Çarja e digës në Bunec, reagon Ministria e Mbrojtjes: Po

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas çarjes së digës në Bunec. Sipas saj, janë dëmtuar 12 biznese dhe 2 familje.

Sipas saj, aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës. 

Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje.

Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë ne 2 familje. Nuk ka probleme në njerëz.

Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës.  Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.

Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit”, deklaron Ministria.

Lini një Përgjigje