TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Janar 2025, 11:30

Papa Françesku takohet me Baba Mondin, bekon krijimin e "Shtetit Bektashi" në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Papa Françesku takohet me Baba Mondin, bekon krijimin e "Shtetit
Baba Mondi dhe Papa Françesku

Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dedë Baba Mondi është pritur nga ati i Shenjtë, Papa Francesku në një takim të mbajtur në selinë e shenjtë në Vatikan.

Mësohet se Papa Françesku uroi dhe bekoi krijimin e shtetit sovran Bektashi.

Mësohet se ata kanë firmosur bashkarisht Dokumentin e Vëllazërimit Njerëzor. Ky i fundit njihet ndryshe si Deklarata e Abu Dhabit, e cila u bë publike në vitin 2019 e që ka si qëllim vendosjen e paqes në botë.

Ju rikujtopjmë se nëpërmjet një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara si pjesë e Samitit për të Ardhmen më 22 shtator 2024, kryeministri Edi Rama propozoi krijimin e një shteti të katërt me seli në Tiranë për Urdhrin Botëror Bektashi.

Pasi përshkroi një botë në kaos, me kriza të mbivendosura nga Lindja në Perëndim dhe Veriu në Jug, duke cituar Nënë Terezën, kryeministri shqiptar deklaroi me pompozitet se ajo na ka kujtuar se “jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën përpiqemi të veprojmë, dhe ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re e moderimit, tolerancës dhe bashkëjetesës së paqtë,” tha ai.

Pasi kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për New York Times, prezantoi idenë e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar i ngjashëm me atë të Vatikanit në Itali, ka sjellur reagime të shumta.

Pas kundërshimëve në vendin tonë, të cilët e kanë konsideruar si nismë shumë politike në kohën kur jemi disa muaj larg zgjedhjeve, edhe bektashinjtë turq kanë dalë kundër idesë për krijimin e një shteti

Përfaqësuesit e Federatës Alevi-Bektash nga Turqia në deklaratat e publikuara në rrjetin turk Haber Global në pronësi të Azerbajxhanit, thonë se bektashizmi dhe “shteti fetar” janë koncepte të papajtueshme me njëri-tjetrin.

Kryetari i Federatës Alevi Bektashiane të Turqisë, Zeynel Abedin Koç, ka deklaruar se bektashinjtë janë vetëm 5% e popullsisë shqiptare dhe se filozofia  alevi-bektash, 72 kombet i konsideron si një dhe këshillon të gjithë të jenë sovran në veprimet e tyre.

 

Lini një Përgjigje