TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2025, 21:51

“Pse në e-maile janë gjetur të dhëna vetëm për një ish-ministër dhe dy persona të tjerë?”, Beci tregon të fshehtat e sulmit ndaj SPAK

Shkruar nga Pamfleti

“Pse në e-maile janë gjetur të dhëna vetëm

Për ish-prokurorin Eugen Beci, hakërimi i emaileve të 3 prokurorëve në SPAK, tregon minimalisht që SPAK po kryen një punë që po dëmton politikanët dhe maksimalisht prokurorët kanë mbledhur prova shumë delikate për një grup të rrezikshëm.

Beci tha se është hera e parë që kapen autorët e hakërimit në një interval kohe kaq të shkurtër dhe për këtë duhet përgëzuar institucioni i SPAK.

Të gjithë personat që kanë patur qëllim shantazhimin e kanë realizuar. Pse në e-mailet e 3 prokurorëve, janë gjetur vetëm këto të dhëna për ish-ministrin dhe dy personat e tjerë? Tregon që minimalisht SPAK po kryen një punë që po dëmton politikanët dhe maksimalisht kanë mbledhur prova shumë delikate për një grup të rrezikshëm. Është presion i shtuar ndaj SPAK. Është hera e parë që identifikohen hakërat me emra”, tha ai i ftuar në “Open”.

 

Lini një Përgjigje