
Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur me Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku morën pjesë 47 liderë evropianë.
Ngjela tha se arbitri i zgjedhjeve të 11 majit ishin ndërkombëtarët, ndërsa ironizon duke thënë se liderët tallen me kreun e PD, pasi ky i fundit pretendon se i kanë manipuluar rezultatin.
Ai shkruan se Berisha “është në hallin e tij, pasi është i pandehur për korrupsion nga SPAK. Gjithashtu, sipas Ngjelës, halli i Berishës është shpallja nongrata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në Tiranë ka ardhur e gjithë Evropa.
Shqipëria sigurisht që e ndien si sukses historik. Kurse gjithçka po renditet si fitore e Partisë Socialiste.
Po kryetari i Partisë Demokratike? Asgjë.
Do të bëjë protestë për zgjedhjet, sepse pretendon se ia kanë manipuluar rezultatin e zgjedhjeve.
Komedi.
Arbitri i zgjedhjeve të 11 majit 2025 ishin ndërkombëtarët.
Kurse Saliut i kanë vjedhur votat. (!)
Ndërkombëtarët tallen me të.
Por ai vijon, sepse nuk pranon të zbatojë statutin e Partisë Demokratike, sipas të të cilit, në rast humbjeje të Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme, kryetari i Partisë Demokratike duhet të japë dorëheqjen.
Po Saliu?
Ai kuptohet se është në devijim mendor dhe thotë se ia kanë manipuluar zgjedhjet. Por nuk ka dhënë asnjë provë gjyqësore deri tani.
Kurse në Tiranë sot është mbledhur Samiti Evropian.
Po Saliu?
Është na hallin e tij, sepse është edhe i pandehur për korrupsion në SPAK.
Por është edhe i shpallur nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po pse nuk ikën duke dhënë dorëheqjen?
Nuk është me Shqipërinë, kjo kuptohet. Po për kë luan Saliu, sepse qëndrimi i tij kuptohet se është kundër interesit të Shqipërisë?!
Të shohim...”, shkruan avokati.
Lini një Përgjigje