TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2024, 09:58

Presioni politik/ Pesë ditë pasi SPAK procedoi rektorin Arben Gjata, Babloku i dha dekoratën “Ylli i Mirënjohjes”

Shkruar nga Pamfleti
Presioni politik/ Pesë ditë pasi SPAK procedoi rektorin Arben Gjata,
Edi Rama, dhe në të djathtë të tij Arben Gjata /

Dekorimi ishte presion publik ndaj SPAK-ut nga kryeministri Edi Rama, duke sajuar ceremoni për 70-vjetorin e Universitetit të Mjekësisë më 1 dhjetor 2022, kur 70-vjetori është në muajin maj 2027; por presioni bëri efekt, mbasi SPAK-u e la rektorin Arben Gjata me masë “Detyrim paraqitje”, kur sipas krimit financiar 80 milionë Euro, ai duhej arrestuar...    

Veprimtaria korruptive e Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, në afera korrupsioni edhe në QSUT ku është shef kirurgjie dhe pasuritë e tij të paligjshme mbi 2 milionë Euro, janë skeduar nga drejtësia e nuk mund të pastrohen lehtë.

Por kryeministri Edi Rama, ka bërë çdo përpjekje, për t’i pastruar damkat e korrupsionit rektorit Arben Gjata, dhe për ta shpëtuar nga burgu, në disa raste kur ai është konstatuar nga KLSH dhe është denoncuar nga kolegë, studentë e pacientë.

Babloku e ka shpëtuar nga burgu e nga shkarkimi, edhe tani që prej 8 muajsh është marrë “I pandehur me detyrim paraqitje”; jo se i dhimbset rektori Arben Gjata, por sepse e ka përdorur dhe vazhdon ta përdorë për punë të zeza.

Rast konkret, është dekorimi që kryeministri Edi Rama, i bëri Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata me 1 dhjetor 2022, me titullin e lartë shtetëror “Ylli i Mirënjohjes Publike”.

Presioni politik/ Pesë ditë pasi SPAK procedoi rektorin Arben Gjata,
dekorata "ylli i mirënjohjes publike"

Babloku e dekoroi me këtë titull, në shenjë mirënjohje për shërbimin që i ka bërë me firmosjen e koncesionit të pajisjeve kirurgjikale, ku janë vjedhur 80 milionë Euro me mashtrim financiar; me mashtrime gjatë pandemisë “Covid 19”, si dhe me presione ndaj studentëve të mjekësisë kur protestuan kundër bllokimit të diplomave.

Aq i stisur, fals e komik ishte dekorimi i rektorit Arben Gjata, sa kryeministri Edi Rama e organizoi ceremoninë më 1 dhjetor 2022, duke mashtruar sikur ishte 70-vjetori i Universitetit të Mjekësisë, kur  ky universitet është krijuar në muajin maj 1957, që do të thotë, se dhe 70 vjetori është në muajin maj 2027.

Por Babloku e dekoroi më 1 dhjetor 2022 për ta shpëtuar nga burgu, mbasi 5 ditë para dhënies së dekoratës, më 25 nëntor 2022, rektori Arben Gjata ishte proceduar e ishte marrë “I pandehur” nga SPAK, për falsifikim të kostos së koncesionit të pajisjeve kirurgjikale, duke e shtuar vlerën me 80 milionë Euro.

Presioni politik/ Pesë ditë pasi SPAK procedoi rektorin Arben Gjata,
Dekorimi i Arben Gjatës nga Kryeministri /

Ja çfarë tha Edi Rama, ditën që e dekori: - Pavarësisht se mbi rektorin Arben Gjata po hedhin baltë e po sajohen e ngrihen akuza, po i japim titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike”, në këtë prag 70-vjetorit të Universiteti të Mjekësisë, ku ai ka dhënë kontribut të shquar në çdo drejtim dhe për  kontribut të madh gjatë pandemisë “Covid 19”.

Dekorimi 5 ditë pas ishte proceduar penalisht, ishte presion i Edi Ramës ndaj SPAK-ut; presion që e bëri efektin, mbasi SPAK-u e la rektorin Arben Gjata në masë penale “Detyrim paraqitje”, kur sipas krimit financiar 80 milionë Euro vjedhje, ai duhej arrestuar./Pamfleti  

arben gjata dekorimi kryeministri ylli i mirënjohjes

Lini një Përgjigje