Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani hodhi akuza të forta për mazhorancën dhe opozitën duke thënë se ato janë kundër SPAK-ut.
Shabani tha se Rama ka ngritur komisionin për kontrollin e punës së SPAK ndërsa përfaqësues të PD-së thonë sipas Shabanit se do e shkrijnë fare kur të vijnë në pushtet.
“Flamur Noka ka thënë se do ta shkrijmë SPAK-un kur të vijmë në pushtet, po në të njetin krah Edi Rama i ka prerë fondet SPAK-ut dhe ka votuar një amnisti për të falur ata që ka dënuar SPAK-u dhe përpiqet ta godasë nën rrogoz, ndërkohë dalin këta të PD e sulmojnë dhe nëse PD fiton, SPAK do ta ketë më të vështirë se do ti priten fondet.", tha Shabani.
Ndërkohë për SPAK-un u miratua një fond 100 milionë lekë në zërin e shpenzimeve për paga dhe sigurime shoqërore për të përballuar numrin e plotë të punonjësve.
100 milionë lekë të tjera u miratuan në zërin e investimeve për ndërtimin dhe rikonstruksionin e godinës së re dhe urës lidhëse midis dy godinave.
Lini një Përgjigje