TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Nëntor 2023, 16:23

Po dilte nga gjykata, kërcënohet prokurori Dritan Gripshi

Shkruar nga Pamfleti

Po dilte nga gjykata, kërcënohet prokurori Dritan Gripshi

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme ku Prokurori i Rrethit Berat, Dritan Gripshi është kërcënuar për shkak të detyrës. Prokurori ka kallëzuar penalisht shtetasin Andon Qako.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur përpara gjykatës së Beratit, kur prokurori i rrethit po dilte pas një gjyqi. Mësohet se prokurori është sharë, kërcënuar e kanosur me fjalë nga një person.

Lajmi bëhet i ditur për mediat nga prokurorja në Prokurorinë e Rrethit Berat, Albjona Papajani. Kjo e fundit ka konfirmuar se Prokurori i rrethit Dritan Gripshi ka qenë duke dalë nga gjykata, kur një shtetas e ka ndaluar, e ka sharë, ofenduar e kanosur me fjalë.

Papajani ka konfirmuar se, menjëherë Prokurori i rrethit ka kërkuar shoqërimin e tij të menjëhershëm, duke bërë edhe kallëzim penal për të.

Shtetasi që kanosi Prokurorin e Rrethit është Andon Qako, një qytetar beratas që mbron kauzën e kafshëve. Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale i ka ofenduar e sharë edhe më parë prokurorët e Prokurorisë së Rrethit të Beratit.

kercenim prokuror dritan gripshi

Lini një Përgjigje