TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shkurt 2026, 18:40

Pezullimi i ministrave, SHBA-BE monitorim lëvizjeve të PS; mesazh Ramës të mos luajë me drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti
Pezullimi i ministrave, SHBA-BE monitorim lëvizjeve të PS; mesazh
VanHorn-Gonzato & Edi Rama

BE mesazh të prerë: Çdo nismë ligjore që lidhet me sistemin gjyqësor duhet të jetë në përputhje me standardet europiane

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë në monitorim mazhorancën, lidhur me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, sa i takon pezullimit të ministrave.

Sot e dërguar e SHBA Nancy VanHorn ishte në Kuvend ku zhvilloi takim me kryeparlamentarin Niko Peleshin, pikërisht për këto ndryshime. Ndërkohë duket se në lëvizje është vënë edhe BE.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka bërë të ditur se po ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale, të paraqitur më 16 shkurt nga qeveria shqiptare.

Në një qëndrim zyrtar, BE thekson se çdo nismë ligjore që lidhet me sistemin gjyqësor duhet të jetë në përputhje me standardet europiane dhe me acquis-in e Bashkimit Europian, duke garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e drejtësisë.

Në veçanti, Delegacioni i BE-së nënvizon rëndësinë që Kuvendi i Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të deputetëve, si pjesë e angazhimit në luftën kundër korrupsionit.

BE-ja monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis të BE-së dhe standardet evropiane. Kjo përfshin edhe zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016 në kuadër të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Shteti i së drejtës dhe pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti i gjyqësorit në Shqipëri janë elemente themelore të procesit të zgjerimit të BE-së.

Retorika që nxit mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemeve gjyqësore dhe prokuroriale është kundërproduktive. Siç kemi deklaruar më parë, është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi jetike për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në reagim.

Pra BE duket se po ja bën të qartë Ramës se nuk duhet të bëjë lojëra me drejtësinë. 

 

allajbeu spak amerikan

2 Komente

  1. P
    POETI (real)

    PARODI APOLOGJIA E RAMËS- I PAPEZULLUESHËM JAM Ligjin e dua, e dua fort, veç mos ma sill, deri në portë. Drejtësia troket? Le të presë. S'prish qeveri unë, për një proces. S’është se kam, hall personal, unë jam artist, piktor i madh. Mos ma prek karrigen, se dridhet shteti. s'është halli im, por hall stabiliteti. Dua imunitet? E keni gabim. Dua të jem i lirë, pa pezullim. Jo për mburojë, por për “funksionim”, të punoj për ju, te institucioni im. Po barazia, ky parim i artë? Funksionon mirë, poshtë, jo lart. Barazia patjetër, me një kusht të thjeshtë, hetim le të ketë, kur s’më prek në pjesë. S’kam frikë nga ligji, se ligjin e dua, veç mos e sill, deri tek mua. Ju keni përgjegjësi, por jo si unë, të gjithë të barabartë, por disa më shumë. Nëse pezullohet, kryeministri kot, pastaj në BE, s'integrohemi dot. Një vend pa timon, dhe pa tepsi, është si një shtet, pa qeveri. S’e kam për veten, por për shtetin. Pezullimi është absurd, edhe për mbretin. Nëse më prekni në mes mandati, shembet sistemi, më prishet rehati. Në mes të mandatit, s'bëhen trazira, se timoni menaxhon, tepsi më të mira. Ligji është i shenjtë, por ka protokoll. Imuniteti më duhet, mos e bëni gogol. Kur të zbres vetë, nga froni i lartë, atëherë hajdeni, hetoni çdo kartë. Kur me duar në xhep, vetë të zbres, atëherë hajdeni, më bëni arrest. Se shteti ka rend, ka kufij e lejime, drejtësia të behet, larg bythës time.

    1. C
      Cekani.

      O poet, të lumtë dora dhe mëndja. Palloshit ja ke thurur bukur vargjet.

      Lini një Përgjigje