Për të mundësuar daljen e makinave të deputetëve dhe ministrave nga Kuvendi, Policia largoi protestuesit që kishin bllokuar rrugën duke u ulur këmbëkryq.
Tensione të reja u regjistruan para godinës së Kuvendit, pasi një grup protestuesish u ulën këmbëkryq në rrugë për të penguar daljen e deputetëve dhe ministrave nga Parlamenti pas përfundimit të seancës plenare.
Policia ndërhyri për të zhbllokuar rrugën dhe për të mundësuar daljen e automjeteve të deputetëve nga ambientet e Kuvendit. Gjatë ndërhyrjes, efektivët përdorën sprej lotsjellës, ndërsa një person u shoqërua në polici.

Një pjesë e protestuesve u kundërpërgjigjën duke hedhur sende në drejtim të forcave të rendit, ndërsa Policia vijoi përdorimin e sprejit lotsjellës për të larguar turmën nga perimetri i sigurisë.
Situata mbeti e tensionuar për disa minuta, ndërsa në zonë vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policore.

Taulant Balla i quane protestuesit "mbeturina sociale". Ja pra, kështu do te mbeten shqiptaret sipas Taulant Balles, "mbeturina sociale"?! Hapu dhe!