TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2026, 14:39

Përroi del nga shtrati në aksin Pogradec-Qafë Thanë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Shkruar nga Pamfleti

Përroi del nga shtrati në aksin Pogradec-Qafë Thanë,

Vijon problematika e vërshimit të ujërave dhe inerteve në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, pranë zonës së Gurit të Kuq.

Përveç situatës pranë fshatit Gur i Kuq, ku vijon puna për zhbllokimin e kulluesit, janë shfaqur probleme edhe në dy zona të tjera: pranë fshatit Udënisht dhe në Pojskë.

Si pasojë e reshjeve dhe aluvioneve, pusetat kulluese janë bllokuar, duke bërë që uji dhe materialet e transportuara nga lumi të dalin mbi rrugë dhe të pengojnë qarkullimin e mjeteve.

Aktualisht, në zonë kanë shkuar mjete dhe ekipe emergjente që po punojnë për të stabilizuar situatën. Lëvizja në zonat problematike bëhet vetëm me një korsi, ndërsa autoritetet paralajmërojnë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë kalimit.

 

Lini një Përgjigje