TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2023, 18:10

Përplasjet në OKB dhe mbështetja për Ukrainën, rusët sulme kibernetike ndaj bankave dhe institucioneve shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në OKB dhe mbështetja për Ukrainën,

Përplasjet në OKB mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit rus, por edhe dërgimi i 20 makinave të blinduara në Ukrainë, kanë mërzitur rusët.

Sot një grup hakerësh të pretenduar rusë, kërcënuan se po ndërmarrin një sulm kibernetik ndaj disa prej institucioneve kryesore në Shqipëri.

Sulmi, sipas njoftimit të bërë nga grupi me emrin “NoName057(16)”, thuhet se ka ndodhur për shkak të rreshtimit të Shqipërisë përkrah Ukrainës në luftën e saj për të dëbuar pushtuesit rusë nga territori i vet.

Shqipëria është shteti i radhës që ka vendosur t’i bashkohet deklaratës së G7 për sigurinë e neo-nazistëve Ukrainas. Autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar Ukrainës 22 transportues personeli të blinduar dhe predha mortajash. Ne ju rikujtojmë se Kosova është Serbi dhe ne do të shkatërrojmë infrastrukturën shqiptare të interneti”, shkruajnë hakerët rusë.

Përplasjet në OKB dhe mbështetja për Ukrainën,

Ata kanë publikuar dhe listën me institucionet që do sulmojnë, ku janë dy banka, Parlamenti, faqja e hekurudhës dhe Portit të Durrësit. Një prej bankave sot ka njoftuar se ka pasur probleme me aksesimin e qytetarëve dhe mund të jetë si pasojë e sulmit.

Ndërkohë faqet e Hekurudhës Shqiptare dhe Portit të Durrësit kanë rënë aktualisht dhe nuk janë të aksesueshme. Faqet e Parlamentit dhe institucioneve qeveritare janë aktive dhe si duket hakerët nuk kanë arritur të depërtojnë dot.

Përplasjet në OKB dhe mbështetja për Ukrainën,

Një vit më parë Shqipëria u përball me një sulm masiv kibernetik nga iranianët. Pas atij sulmi infrastruktura u përmirësua dhe duket se rusët nuk e kanë pasur aq të lehtë të krijojnë probleme. Vetë ata në Telegram shkruajnë se kanë bllokuar shumë faqe, por në fakt problemet kanë qenë të përkohshme. Sulmi u konfirmua edhe nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Përplasjet në OKB dhe mbështetja për Ukrainën,

NoName057(16) është një grup hakerësh pro-rusë që u deklarua fillimisht në mars 2022 dhe mori përgjegjësinë për sulmet kibernetike në uebsajtet ukrainase, amerikane dhe evropiane të agjencive qeveritare, mediave dhe kompanive private. Ai konsiderohet si një grup aktivist i paorganizuar dhe i lirë pro-rus që kërkon të tërheqë vëmendjen në vendet perëndimore.

Përplasjet në OKB dhe mbështetja për Ukrainën,
Faqja e Portit të Durrësit
Përplasjet në OKB dhe mbështetja për Ukrainën,
Faqja e hekurudhës

ruset sulme kibernetike

Lini një Përgjigje