
Gazetari Andi Tela analizoi situatën pas zgjedhore si dhe reagimin e opozitës, pas humbjes së turpshme. Tela deklaroi se retorika e Berishës është e ngjashme me fjalimet pas dështimit në zgjedhjet vendore të 2023-ës, dhe, sipas tij, duket se në PD ka pllakosur zija pas kësaj humbjeje të thellë.
Tela tha se, përveç denoncimeve, PD duhet të ketë një moment reflektimi dhe duhet t’i kërkojë një falje të madhe demokratëve, të cilët i ka lënë 12 vjet në opozitë.
“Kur e dëgjon fjalimin e Berishës, duket si një fjalim pas zgjedhjeve të 2023-ës, para zgjedhjeve të 2025-ës. Edhe periudha parazgjedhore ka qenë denoncimi i Sali Berishës për pushtetin. Gjuha e trupit, mënyra e të folurit, duket që atje ka pllakosur zia. Janë koshientë për atë që ka ndodhur dhe po gjejnë një mënyrë për të dalë nga ky moment, por gjithmonë dalja është prapë e njëjta skemë: denoncim për partinë në pushtet dhe pa një reflektim, ndoshta më të thellë, dhe ndoshta një lloj kërkese falje ndaj demokratëve, sepse në themel janë 500 mijë demokratë që kanë votuar.
Por mos harroni që një pjesë e madhe e tyre kanë 12 vjet që nuk e njohin pushtetin, ku duket sikur ka ndodhur një luftë klasash, ku kemi një pushtet me të gjitha institucionet, me njerëz dhe militantë të PS, dhe një pjesë tjetër që është gjithmonë në minorancë dhe pa rrugëdalje. Falja duhet të ishte ndaj këtyre militantëve dhe pastaj, pjesa tjetër sigurisht që duhet të denoncohet për problemet që kanë ndodhur”, tha Tela në emisionin “NOW” në “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje