TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2025, 21:20

PD lobim 6 milion dollarë, avokati tregon detaje: SPAK do thërrasë Flamur Nokën, ka firmosur kontratën

Shkruar nga Pamfleti

PD lobim 6 milion dollarë, avokati tregon detaje: SPAK do

Avokati Edmond Petraj tha se kontrata e lobimit të PD në SHBA, ka disa elementë që përbëjnë shkelje ligjore.

Ai u shpreh për "Abc news" se Flamur Noka, do thërritet në SPAK, pasi ka firmosur kontratën. Ndërsa juristja Brizida Gjikondi deklaroi se SPAK duhet të verifikojë garantin e kontratës 6 milionë dollarëshe, Nuredin Gecin.

Edmond Petraj: Nuk mendoj se kjo kontratë në dukje mund të ketë elementë të pacenueshëm, por disa elementë i kemi kapur. 750 mijë dollarë janë shumë për t’u nisur drejt Amerikës. Nga KQZ, PD ka marrë 450 milionë lekë për fushatën. Është pothuaj dyfish. Flamur Nokës, SPAK mund t’i kërkojë kontratën. Personi që ka firmosur për PD, do të thërritet nga SPAK. Ka pasur një lobim të tillë edhe nga ana e Gruevsit. 1 milion dollarë. U kap në shkelje.

Brizida Gjikondi: Edhe ky Nuredini duhet të verifikohet nga SPAK. Ka dy shtetësi.

 

Lini një Përgjigje