TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 10:14

PD bllokon procesin në Berat: Ka persona të paautorizuar në qendrat e votimit

Shkruar nga Pamfleti

PD bllokon procesin në Berat: Ka persona të paautorizuar në

Pezullohet votimi në fshatin Gjoroven të Beratit. Partia Demokratike ka pretenduar për prani të personave të pa autorizuar në perimetrin e ndaluar të KZAZ-ve, kryesisht kryepleqtë e fshatrave. Përfaqësuesit e PD kanë bllokuar procesin e votimit.

Probleme ka edhe në Poliçan ku PD pretendon se vëzhguesit demokratë nuk kanë marrë badge e autorizimit të KQZ nga kryetarja. Ndërsa sipas Luljeta Xhajes, subjekti politik i PD nuk ka sjellë dokumentacion dhe as listë emërore deri tani. Ndërkohë është ndërprerë procesi i votimit.

Lini një Përgjigje