TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 10:13

Zgjedhjet e 11 Majit, avokati: Nëse pjesëmarrja në votime shkon në 47%, fiton opozita!

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 11 Majit, avokati: Nëse pjesëmarrja në votime shkon
Avokati Indrit Sefa

Shqipëria vendos sot. 3,713,761 qytetarë kanë të drejtë vote për të zgjedhur kryeministrin dhe përbërjen e Kuvendit të Shqipërisë, një moment ky shumë i rëndësishëm për demokracinë vendase.

Avokati Indrit Sefa, thotë se sipas parashikimeve dhe eksperiencës së zgjedhjeve të kaluara, nëse pjesëmarrja në votime shkon në 47%, fiton opozita.

'Mendoj se sot është një ditë e mirë për procesin zgjedhor. Nga ato që kemi dëgjuar, nuk ka pasur problematika thelbësore që mund të cenojnë procesin zgjedhor.

Shpresoj që të jetë një ditë e mirë dhe të paraqiten sa më shumë qytetarë në qendrat e votimit.

Sa më e madhe të jetë pjesëmarrja, aq më shumë garanci do të kemi që sistemi dhe vullneti i qytetarëve do të lexohen më së miri..

Çdo cikël zgjedhor ka veçantitë e tij dhe kërkon kohë dhe procedura të rregullta për t'u zhvilluar.

Sipas eksperiencës së tij nga zgjedhjet e kaluara, në momentin që do të shpallet përqindja e pjesëmarrjes, do të mund të parashikohet edhe rezultati.

Nëse pjesëmarrja në votime shkon mbi 47%, fiton opozita.', tha ai për "MCN Live".

 

nëse pjesëmarrja në votime shkon në 47% fiton opozita!

Lini një Përgjigje