
Pas më shumë se dy orësh nga hapja e votimeve, në Elbasan janë hasur probleme me pajisjen e identifikimit elektronik, pasi pajisja nuk lexon shenjat e gishtave.
Qytetarët thonë se kanë paraqitur këtë problem te KQZ dhe tani pas dy orësh ka nisur votimi në këtë qendër. Raportohet se disa nga qztetarët nuk e kanë gjetur emrin në listë
Mësohet se edhe në dy qendra votimi në Elbasan ka pasur probleme me pajisjen PEI, e cila nuk ka funksionuar për rreth dy orë dhe puna ka vijuar më pas.
Në këtë qendër është raportuar edhe një incident mes zyrtares së PD-së Klodiana Capja dhe përfaqësueses së PS-së.
Zyrtarja demokrate pretendon se përfaqësuesja e PS po ushtron presion mbi qytetarët dhe zgjedhësit.
Në qarkun e Elbasanit janë mbi 331 mijë zgjedhës. Janë 4 KZAZ dhe 244 qendra votimi në bashkinë Elbasan.
Lini një Përgjigje