TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2025, 14:19

Pas Vlorës, përfundon numërimi i votave të diasporës edhe në Elbasan; PS mbron mandatin e dhjetë

Shkruar nga Pamfleti

Pas Vlorës, përfundon numërimi i votave të diasporës

Pas Vlorës, ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Elbasan.

PS ka ruajtur 10 mandate duke arritur një rekord historik. Vota e diasporës ka konfirmuar rezultatin prej 10 mandatesh për socialistët.

Nga votat e diasporës kanë mundur të sigurojnë PS 13602 vota dhe 3408 vota për PD.

PS ka 93,384 vota në total në këtë qark, kurse PD42,314 vota.

Tashmë ka mbetur vetëm 3 qarqe për votat e Greqisë sipas njoftimit të KQZ. Procesi vijon në Korçë, Gjirokastër dhe Berat.

 

Lini një Përgjigje