TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2025, 13:48

Përfundon numërimi i votave të Diasporës në Vlorë, PS ruan mandatin e nëntë; demokratët vetëm me 3 përfaqësues

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon numërimi i votave të Diasporës në Vlorë,

Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qytetin e Vlorës.

Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e nëntë në këtë qark, një rekord i vendosur nga zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë Partia Demokratike ka mbetur me tre mandate.

Nga lista e socialistëve, do të përfaqësojnë Vlorën në Kuvend: Bledi Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Pirro Vengu ndërsa nga lista e hapur siguruan vendet Damian Gjiknuri- kandidati më i votuar, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Brunilda Mersini dhe i nënti në listë Vasil Llajo.

Ndërkohë demokratët në parlament do të përfaqësohen nga: Bujar Leskaj, Vangjel Dule dhe Ina Zhupa.

Lini një Përgjigje