TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2025, 12:48

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Rama: Motra më solli dokumentin, nga 1 qershori nisin përfitimet

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Rama: Motra më solli

Kryeministri Edi Rama në asnjë moment nuk nguron të veçojë raportin tejet pozitiv që ka me homologen italiane, Giorgia Meloni. Tre ditë më parë, gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian, Edi Rama u ul në gjunjë, për të pritur Melonin, veprim ky që duket se vuri në ‘siklet’ kryeministren italiane, por njëherazi fotot bënë xhiron e botës.

Sot në një postim, Rama jep lajmin se nga 1 qershori nisin përfitimet për marrëveshjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Dhe Kryeministri në rrejtët sociale shprehet se dokumentin final ia ka sjellë në Tiranë motra, sikundër ai quan Melonin.

“Lajm i mirë, dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:

Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje