TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Gusht 2023, 18:59

Pas largimit të Hohmann, Luigi Soreca rikthehet si ambasador i BE në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Pas largimit të Hohmann, Luigi Soreca rikthehet si ambasador i BE në
Luigi Soreca

Pas largimit të Christine Hohmann, Luigi Soreca do të rikthehet në Shqipëri si ambasador i Bashkimit Europian.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Komisioni Europian për A2 CNN. Në përgjigjën e dhënë, thuhet se Soreca do të marrë detyrën në datën 1 shtator dhe do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit.

“Nga data 1 shtator, ambasadori Luigi Soreca do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit.

Përvoja dhe njohuritë e tij për vendin dhe rajonin do ta lejojnë atë të përfaqësojë Bashkimin Evropian në ngjarjet e ardhshme në kontekstin e procesit të zgjerimit

Dëshirojmë të falënderojmë ambasadoren Christine Hohmann për punën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit në BE për Shqipërinë”, thuhet në përgjigjen zyrtare të BE.

luigi soreca ambasador i be shqiperi

Lini një Përgjigje