TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2024, 07:15

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, kur parashikohen reshje

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, kur parashikohen reshje

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa.

Dita e Hënë nis me mot të kthjellët e alternime vranësirash.

Dita e Martë dhe e Mërkurë, mot me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh si dhe prani të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në jug.

Dita e Enjte nis e kthjellët me alternime vranësirash në shtim.

Dita e Premte moti pritet të jetë i vranët me intervale kthjellimi.

Në ekstremet veri-jug priten reshje shiu. Në jug reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në veri me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të jetë intensive me shpejtësi 12-16m/sek.

moti vranesira kthjellime

Lini një Përgjigje