
Pas skandalit me shembjen e rrugës në segmentin Korçë-Ersekë, një padi është ngritur në SPAK për ARRSH-në dhe Bashkinë e Kolonjës...
Avokati korçar Esmerald Xhafa, ka ngritur sot një kallëzim penal në SPAK në lidhje me shembjen e aksit Korçë-Ersekë, pas shembjes së rrugës.
Sipas padisë të siguruar nga media, subjekt i padisë janë ARRSH, Bashkia e Kolonjës dhe Kompania që po kryen investimin, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Mësohet se përveç projektit, Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmik ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti.
Aktualisht, pas shembjes që pësoi në lotin e dytë, qytetarët nuk mund ta përdorin aksin. Ajo është e pakalueshme për shkak të çarjes së thellë të rrugës dhe rrëshqitjeve masive.

Lini një Përgjigje