TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2023, 13:41

Pafytyrësia e një "artisti", peng i trafikantëve dhe manekin i politikanëve

Shkruar nga Pamfleti
Pafytyrësia e një "artisti", peng i trafikantëve dhe

Një video që u bë virale dhe trazoi të gjithë rjetin ishte kryefjala e ditës së hënë, datë 24 Prill në çdo platformë mediatike. Paralelisht me dhunimin dhe  kërcënimin e një të miture nga nëna e saj apo me fushatën  zgjedhore të 14 Majit, të gjithë vëmendjen e mori Megi Pojani dhe stërgjyshja e saj.  Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet Megi e cila me humorin që e karakterizon lan dhe pastron varrin e stërgjyshes së saj.  Veprim i cili lë shumë hapësirë për tu diskutuar dhe normalisht  njerëzit janë të ndjeshëm ndaj kësaj teme. Por kur  "gjykatës" të bëhet një personazh  si Noizy, duke "hedhur baltë", sharë e ofenduar me fjalët më banale që mund ti drejtohet një vajze, pafytyrësia arrin kulmin. 

“Çfarë k**ve , kshu do tallen stermbesat e tua me ty mer kok b*le  femer, po ti sma merr mendja te behesh me mbesa o ftyr patate Edhe ajo qe te filmon ty.. this face cost money thot, this face should be canceled gjith ata qe e ndjekin megipojani”.  -  ky ishte reagimi i reperit Noizy, i cili të gjithë karrierën e tij e ngriti në saj të intrigave, sherreve, trafiqeve e deri tek pastrimi i parave.

Pasi i bëri "lavazh truri" disa fëmijëve rebelë, me këngë që transmetonin dhunë, fjalor banal, drogë e armë, Noizyt i gënjente mendja se ishte i fortë, e provoi dhe atë fushë por e kuptoi se nuk bën për të. Disa vite më vonë hiqej si biznesmen, ku bizneset dhe pasuritë e tij vlenin miliarda lekë dhe vendosi të qëndronte në hije dhe larg syve të medias. Por a vlen vërtet kaq sa thotë Noizy apo është maska e trafikantëve dhe e  politikanëve për të pastruar para, kjo çështje duhet hetuar nga organet përkatëse.

Prej disa viteve Noizyn e kemi parë si pjesë e disa fushatave zgjedhore të Partisë Socialiste. Edhe pse vetë ka deklaruar se është demokrat por pak rëndësi ka, Noizy nuk është se ka  shumë liri në zgjedhjet e tij. Ai është peng i parasë dhe i botës së  nëndheshme. Dikush duhet ti thotë Kryetarit të bashkisë Tiranë se  Noizy nuk është një figurë që ja pastron imazhin dhe se pas tij fshihen shumë prapaskena të cilat koha do ti tregojë. Dikush duhet ti thotë edhe këtij populli se "Noizy" me fjalorin e rrugës që përdor për të ofenduar një vajzë, është vërtetë ai personi që i duhet bërë "Cancel". Njerëzit mund të jenë kundër videos së Megi Pojanit tek varri i stërgjyshes  por nuk do ta mbështesnin kurrë ofendimin e Noizyt drejtuar një vajze. Veprim i një mashkulli të frustruar, i cili pasi u refuzua disa herë nga ajo vendosi ta sulmonte në momentin e parë që të mundej. Kaq për sot, Noizy! /Pamfleti

noizy

Lini një Përgjigje