Paditet Arta Marku, 10 prokurorët 'rebelë' të tmerruar nga hetimi, hakmerren ndaj kryeprokurores
Kryeprokurorja Arta Marku është futur në telashe pas vendimit për të hetuar 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Mësohet se 10 prokurorët ‘rebelë’ kanë vendosur të kallëzojnë penalisht Arta Markun për shpërdorim detyre. Ndër të tjera, ata kanë ngritur edhe padi civile për shfuqëzimin e urdhrit të Markut.
Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe transferimin e tre të tjerëve në rrethe pasi refuzuan të merrnin në dorëzim hetimin e çështjes Shullazi.
Marku urdhëroi hetimin disiplonor për prokurorët Olsian Çela, Besim Hajdarmataj, Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn.
Po ashtu Marku vendosi transferimin e përkohshëm në rrethe të prokurorëve, të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit. Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj, e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmatajn, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit.
Lini një Përgjigje