TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Mars 2023, 09:50

Paditë për pronat e ushtrisë, Artur Meçollari shkon në SPAK për herë të tretë

Shkruar nga Pamfleti

Paditë për pronat e ushtrisë, Artur Meçollari shkon

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, në kuadër të hetimeve të nisura mbi paditë e depozituara për disa prona të Forcave të Armatosura, ka thirrur për herë të tretë paraditen e sotme  ish-drejtuesin e forcave detare, Artur Meçollari.

Kjo lëvizje e SPAK vjen pas pretendimeve të Meçollarit se zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë kanë shpërdoruar detyrën, perfshire dhe Presidentin Bajram Begajn.

Lidhur me këtë çështje, më 9 mars prokurorët e SPAK nisën dhe ballafaqimet me palët e përfshira, ku u thirr për të dëshmuar ish-shefi i Shtabit Bardhyl Kollçaku, i cili njëherësh është dhe deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

4 ditë më pas, radhën për të shpjeguar akuzat për tjetërsimin e pronave të ushtrisë, e kishte ministrja e Jashtme, e cila në cilësinë e ish-ministres së Mbrojtjes doli para prokurorëve të SPAK-ut.

Ministrja e pyetur nga mediat mbi arsyet, tha se nuk ka shkelje të ligjit nga ana e institucionit që ajo ka drejtuar.

“Shpifje të ulëta. Sigurisht që nuk ka asnjëherë asnjë shkelje ligji. Gjithmonë në funksion të detyrës”, deklaroi ministrja në dalje nga SPAK.

artur meçollari spak

Lini një Përgjigje