TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 21:41

“Opozita s’ka shpresë”, Arian Çani: Me vizitën e Blinken, Rama vulosi fitoren e zgjedhjeve të 2025!

Shkruar nga Pamfleti

“Opozita s’ka shpresë”, Arian Çani: Me

Gazetari Arian Çani duke diskutuar rreth vizitës së sekretarit të shtetit Antony Blinken në Tiranë, deklaroi se kryeministri Rama me këtë takim siguroi mandatin e radhës.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Çani tha se kjo vizitës ishte si shpërblim i Amerikës për Ramën, për shërbimet dhe devotshmërinë që ka treguar ndaj tyre këto vite.

Të gjithë e kujtojnë dhe opozitë nuk mund ta kundërshtojë. Kjo është një qokë për kryeministrin aktual, për shërbimet që ai i ka bërë me devotshmëri gjatë gjithë viteve që ishte në pushtet, për aq sa i kemi parë publikisht dhe për atë që imagjinojmë që nuk na i ka thënë. Në fund të fundit unë e quaj si qokë në raport me Ramën.

Ai duhet të jetë tmerrësisht i gëzuar e i qetë. Ai edhe pa Blinkenin do të ishte fitues për vitin 2025. Kjo histori ka mbaruar, me kaq pak banorë sa kemi ngelur, është e kotë që të shpresosh. Kjo e Blinkenit e vulosi. Mesazhet e Blinkenint i mbyllin gojën mbi 905 të analistëve në këtë vend. Mbi 90% e njerëzve të mediave, ose kanë qenë idiotë të dobishëm, ose ngatërrojnë dëshirën me analizën”, tha Arian Çani.

Çani rama

Lini një Përgjigje