
Gjykata e Apelit ka caktuar 29 gushtin si datë për të marrë në shqyrtim kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, oficerit të policisë Oltion Bistri dhe personave të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza” nga SPAK.
Ata kundërshtojnë mënyrën proceduriale të mbërritjes së provave që përfshijnë mesazhet e përgjuara në aplikacionet SKY ECC dhe Encro Chat të zbërthyera nga autoritetet franceze.
Në orën 10:00 të 29 gushtit gjyqtarja e Apelit Saida Dollani do të vendos rreth kërkesave të të arrestuarve që kërkojnë ndryshim mase të sigurisë.
Gjatë operacioni “Metamorfoza” u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga GJKKO, për shtetasit:
1- Pëllumb Gjoka 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale:
-“Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Më datë 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, është vrarë shtetasi Gjin Ndojit alias Gjin Boriçi;
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu);
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të shtetasveDorjan Duli dhe Ibrahim Licit );
-“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim;
-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
2- Edmond Preka, 46 vjeç, banues në Velipojë, i dyshuar për veprat penale:
-“Vrasje me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Më datë 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, është vrarë shtetasi Gjin Ndojit alias Gjin Boriçi;
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu);
-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”;
3- Astmer Bilali, 34 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafili);
4- Ardrit Hasanbegaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë te bashkepunimit, ate të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Licit);
5– Oltian Bistri, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose te dhenave sekrete”;
6- Xhevahir Lita, 50 vjeç, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organëve të drejtësise”, kryer dy herë dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
“Metamorfoza” ishte një emër simbolik dhe shumë domethënës i këtij operacioni, pasi prokurorët morën shkak nga profili që kishin në publik disa prej emrave të arrestuar.Si Pëllumb Gjoka që nga njëra anë prezantohej si sipërmarës i sukseshëm në lojrat e fatit dhe investitor strategjik dhe nga ana tjetër si një personazh i lidhur me botën e erët të krimit të organizuar dhe si një financues vrasjesh.
Lini një Përgjigje