TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2024, 23:00

Operacioni i SPAK, Qyno: ''SKY'' gropa thithëse e krimit të organizuar në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, Qyno: ''SKY'' gropa thithëse e

Gazetari, Elton Qyno u shpreh se aplikacioni ‘’SKY’’ është gropa më e madhe e zezë dhe thithëse e krimit të organizuar në Shqipëri.

I ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News, Qyno tha se komunikimet e “SKY”, janë prova të pakundërshtueshme, që kanë nxjerrë jashtë loje dhe të penduarit e drejtësisë.

Bashkëpunëtorët e drejtësisë nuk kanë çfarë thonë më në krahasim me ato që kanë komunikuar mes personave të ndryshëm kriminal.

Sepse është një ballafaqim i asaj që ka ardhur nga Franca dhe i asaj që ata duhet të thonë. Është provë më bindëse dëshmia e komunikimeve në ‘’SKY’’.

‘’SKY’’ në një farë mënyrë nxjerr jashtë loje të penduarit e drejtësisë sepse nuk i kanë treguar të gjitha krimet që ata kanë folur.

‘’SKY’’ është gropa më e madhe e zezë dhe thithëse e krimit të organizuar në Shqipëri që përfshirë janë edhe bashkëpunëtoret e drejtësisë”, tha Qyno.

qyno

Lini një Përgjigje