TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2024, 16:56

Operacioni i SPAK, Abilekaj: Nuk ka asnjë çështje për zgjedhjet e 2021, Rama u ndihmua nga krimi

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, Abilekaj: Nuk ka asnjë çështje për

Gazetari Enton Abilekaj ka folur lidhur me operacionin e SPAK, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste.  

Abilekaj është shprehur se në përgjime është ish kryetari i PS Lezhë, i cili ka poseduar në banesë qindra kilogramë drogë dhe bandat e trafikut ja kanë marrë atij drogën.

Edhe pse sipas tij suksesi i operacionit është kompleks, Abilekaj përshëndeti këtë aksion pasi është i pari që godet njëherazi të gjitha bandat kriminale. Ai tha se operacioni u dekonspirua, pasi kokat e organizatave janë larguar në rrethana misterioze.

Abilekaj tha se edhe pse janë 3 deputetë të përfshirë, nuk ka asnjë çështje për zgjedhjet e 2021, ku të flitet për votat dhe sipas tij Rama i është drejtuar Ervis Martinajt në një miting në Kurbin.

"Diskutimi mbi suksesin e operacionit është komplekse pasi nuk janë arrestuar të gjithë personat, por duhet përshëndetur operacioni pasi është i pari që godet njëherazi të gjitha bandat kriminale në vend.

Duket sikur operacioni i dekonspirua dhe ata që janë kokat e organizatave kriminale janë larguar në rrethana misterioze. Diçka ka ndodhur që nuk kanë arritur të kapen. SPAK me një urdhër ka ndaluar publikimin e dosjes ku në 240 faqe ka disa biseda të zbardhur nga SPAK tregojnë që këto fletë arreste janë të pamjaftueshme.

Në përgjime është ish kryetari i PS Lezhë ka poseduar në banesë qindra kilogramë drogë dhe bandat e trafikut ja kanë marrë atij drogën.

Ne akoma nuk kemi një fletë arresti për këto fakte dhe në parlament nuk kemi parë një kërkesë për imunitetin e deputetit Ndreca sot kur në atë kohë ishte kreu i PS në Lezhë. Kemi tre deputetë të përfshirë në këtë çështje ku janë Rrajat, Ndoka dhe Ndreca.

Ne atë dosje edhe pse flasim për vitin 2021 nuk ka asnjë çështje për zgjedhjet pasi ishte vit zgjedhor por në dosje nuk ka asnjë fjalë që flet për votat. Rama i është drejtuar Ervis Martinaj në një miting në Kurbin," tha Abilekaj për “SyriTv”.

operacioni i spak

Lini një Përgjigje