TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2025, 13:10

Nuk nxori urdhër për kontrollin e kopshteve pa licenca, Gjykata e Durrësit pezullon kreun e Arsimit Parauniversitar

Shkruar nga Pamfleti

Nuk nxori urdhër për kontrollin e kopshteve pa licenca, Gjykata e

Gjykata e Durrësit ka pezulluar nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar, Hazbi Lika.

Lika dyshohet për veprën penale shpërdorim detyre pasi nuk nxori një urdhër për kontrollin e kopshteve dhe çerdheve që funksiononin pa licenca.

Vendimi është pohuar edhe nga vetë zyrtari vendor. Lika tha për mediat se i është komunikuar pezullimi dhe shkak ka qenë një kontroll i Prokurorisë së Durrësit në vitin 2023.

Por ai mohoi që të kishte dijeni për kompetencën se e kishte të drejtën e këtij urdhri për ta nxjerrë.

"Unë nuk kam nxjerrë urdhër për kontrollin e çerdheve dhe kopshteve që funksiononin pa liçenca në Rajonin që Mbulon DRAPI i Durrësit. Por unë nuk e kam ditur që e kam këte kopetencë", është shprehur ai.

Prokuroria e Durrësit kishte hetuar për rastin dhe i ka kërkuar Gjykatës masën e pezullimit nga detyra të zyrtarit të arsimit vendor.

Kujtojmë që Hazbi Lika është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës (DRAP) në Maj të vitit 2022, duke zënë vendin e Ana Dhamos.

Lini një Përgjigje