Ndërkohë që zjarri në landfill vijon të digjet prej ditësh, me ndërhyrje të ngadalta, forcat zjarrfikëse dhe zyrtarët e bashkisë Elbasan po tregojnë paaftësi për të izoluar flakët. Forcat e Armatosura janë angazhuar në operacion, por situata mbetet jashtë kontrollit, duke nxjerrë në pah mungesën e një plani të qartë dhe koordinimi efektiv nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e përditësuara për situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive.Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Durrësit, Vlirës, Finiqit, Selenicës, Himarës, Delvinës, Skraparit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Tiranës, Kavajës, Korçës e Lezhës.
Më problematike situata është në Elbasan.
Landfilli dhe inceneratori jo-funksional i Elbasanit, që gjenden rreth 2 kilometra në të djathtë të aksit rrugor që lidh Bradasheshin me Unazën e qytetit, vazhdon të të në flakë për më shumë se 10 orësh.
Landfilli menaxhohen nga kompania publike “Eco-Elb”, në pronësi të 7 bashkive përbërëse të qarkut Elbasan, dhe administrohet nga Leli Kaja.
Aktualisht, “Eco-Elb” e Leli Kajës është nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit, një hetim që mori pikënisje pikërisht nga një zjarr vënie e qëllimshme. Hetimi fillimisht nisi në vitin 2023 për “Shkatërim i pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”, por tashmë rezulton të jetë shtrirë thellë në aktivitetin ekonomik të kësaj kompanie dhe në 7 bashkitë që janë pronare.
Megjithëse “Eco-Elb” është nën hetim nga Prokuroria për zjarrvënie të qëllimshme, ndotje dhe shkatërrim prone, Ministria e Mbrojtjes dhe autoritetet lokale kanë dështuar në menaxhimin dhe parandalimin e katastrofës ekologjike në zemër të qytetit.
Ndërkohë që zjarri në landfill vijon të digjet prej ditësh, me ndërhyrje të ngadalta, forcat zjarrfikëse dhe zyrtarët e bashkisë Elbasan po tregojnë paaftësi për të izoluar flakët. Forcat e Armatosura janë angazhuar në operacion, por situata mbetet jashtë kontrollit, duke nxjerrë në pah mungesën e një plani të qartë dhe koordinimi efektiv nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes raporton edhe për zjarre në bashkinë Finiq, ku ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak të terrenit, por edhe këtu duket se nuk ka asnjë masë paraprake të ndërmarrë për parandalimin e shpërthimit të zjarreve.
Ndërkohë, parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave paralajmërojnë rrezik të lartë zjarresh për disa qarqe, përfshirë Tiranën dhe Durrësin, duke shtuar nevojën për veprime urgjente dhe masive nga ana e autoriteteve.
Qytetarët ftohen të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim të rrezikshëm, ndërkohë që e vërteta është se përgjegjësia kryesore për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e dëmeve bie mbi Ministrinë e Mbrojtjes dhe kompaninë “Eco-Elb”, të cilat deri tani kanë dështuar në detyrën e tyre.
Në këto kushte, është urgjente një hetim i thelluar dhe veprime të menjëhershme për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e komunitetit dhe mjedisit në qarkun e Elbasanit.
Lini një Përgjigje