
Nuk kanë fund skandalet e kompanisë Wizz-Air.
Ishte parashikuar që avioni i kompanisë Wizz-Air të nisej nga Trevizo për në Tiranë në orën 18.00 por krejt papritur udhëtimi është anuluar, duke lënë në pritje në aeroport një numër të lartë pasagjerësh. Një qytetare denoncoi në redaksinë e MCN, se e vetmja zgjidhje që ju kanë dhënë nga kompania Wiz Air është që të presin udhëtimin tjetër ditën e shtunë ose të gjejnë zgjidhje vetë.
Pasagjerja Juliana Muçi ka deklaruar përmes një lidhje “Skype” se anulimi erdhi pa asnjë arsye dhe se e gjithë kjo situatë ka kosto për qytetarët.
Muçi tha se rreth 100 pasagjerë janë shpërndarë dhe u është dhënë mundësia që të udhëtojnë ditën e nesërme drejt Malpensa-s me tren për 4 orë dhe prej aty do të ndalojnë në Shkup, e pastaj për në Tiranë ose ta shtyrin udhëtimin e tyre të shtunën.
“U anulua fluturimi që ishte në orën 6 dhe ne në 8 duhet të ishim në Tiranë. Secili ka punën e tij për të vazhduar. Ishte qëndrim prej dy netësh dhe dy ditësh. Udhëtimi anulohet pa asnjë lloj arsyetimi. Pas komunikimeve të vazhdueshme na akomodojnë në hotel duke na siguruar vaktet. Do marin trenin nga Venecia në Malpensa. 4 orë me tren. Pastaj marrin avionin e shkojmë për në Shkup. Është një odise jo normale, duke pasur parasysh, koston, shpenzimet.
Fjetja në hotel dhe vaktet janë të rimburshueshme dhe fluturimi në Malpensa. Ata po thonë që do na rimbursojnë dhe udhëtimin nga Shkupi. Na shqetëson dëmi moral, punët që kemi lënë. Kjo kompani nuk duhet të reagojë kështu.
Është dhënë si opsion që një nga mundësitë është të nisemi të shtunën. Disa do kthehen nga Verona, disa nga Malpensa dhe disa nga Bolonja. Qytetarët janë shpërndarë në udhëtime të ndryshme.
Mbi 100 qytetarë kanë qenë, disa me agjenci turistike e disa të tjerë direkt me Wii Air. Ne vendosëm që të marrin udhëtimet në Malpensa dhe të shkojmë në Shkup. Agjencia do na rimbursojë udhëtimin në Malpensa dhe udhëtimin nga Shkupi në Tiranë.
Për mua është eksperienca e parë por kam dëgjuar që është e disata herë që ndodh me këtë kompani”, tregon ajo.
Lini një Përgjigje