TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2024, 12:35

“Nuk kam tradhtuar”, burri e mbante të burgosur, nusja i përgjigjet akuzave të vjehrrës: Kunata më rrahu pse e denoncova

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kam tradhtuar”, burri e mbante të burgosur, nusja i

E reja e cila mbahej e burgosur në shtëpi nga bashkëshorti ka folur për mediat, ku ka thënë se dhunohej prej tij dhe monitorohej gjatë gjithë kohës me kamera.

32-vjeçarja ka zbuluar se është dhunuar gjithmonë në sy të fëmijëve nga bashkëshorti, ndërkohë që ka zbuluar se pas denoncimit në komisariat, është dhunuar në shtëpi nga kunata, motra e Asqeriut.

“Asqeriu u kthye në 6 janar. Punoi atje dhe nuk i dhanë lekët.

Punoi për pronarë turk të cilët nuk e kanë paguar.

Ai atje pati edhe një incident. Mora vesh që janë zënë. Më thoshte ose unë ose ti nuk do ta hamë vitin e ri. Ka kaluar një gjendje të rëndë psikologjike, një situatë të tillë e kam kaluar edhe unë.

Nuk jam ndjekur me psikolog sepse doja të rrisja fëmijët, jo akuza dashnorësh siç më thotë vjehrra. Nuk mund të jetoj më aty.

Jam dhunuar dhe kemi debatuar në sy të vajzave. Vajza e dytë që është vetëm 6 vjeçe më mbron gjithmonë.

Unë shkova në komisariat. Vajzat janë njëra më e vogël se tjetra. Nuk do ta denoncoja por polici më tha nuk është në rregull. Doja që ai të shërohej për vete. Pasi u ktheva në shtëpi u përballa me vjehrrën dhe kunatën, motrën e Asqeriut që më goditi sepse tha më ke denoncuar vëllanë. Nuk e denoncova sepse më erdhi keq sepse mu lut djali i saj, 13 vjeç”, ka deklaruar ajo në emisionin “Me Zemër të hapur”.

asqeri mandri

Lini një Përgjigje